Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se se gjatë ditës së nesërme, do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Ujësjellësi thotë se, intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.
Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:
Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.
Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.
Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.
Rohde: Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro në vi...
Pamje nga aksidenti zingjiror në Fushë Kosovë ku mbetën të l...
Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Takim fantastik i Ramës, vo...
Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion...
Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Pr...