Kalendari për ditën e sotme

06:58 | 14 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Këto ngjarje janë planifikuar të ndodhin ditën e sotme. Në mesin e ngjarjeve më të rëndësishme është edhe pritja e ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info

9:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (ANP “Adem Jashari”)

10:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes)

10:00

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban mbledhje, shqyrton disa peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, voton raportin vjetor të Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 11-të të Ditës dhe Javës Olimpike 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet takimi i parë i Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete me menaxhmentin e UP, pas 4 vitesh kritikash në distancë, ku me këtë rast  KITU prezanton 4 vite punë dhe kritikë në Universitetin e Prishtinës. (Objekti i Rektoratit)

10:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla dhe ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës)

10:50

Kryetari i Kuvendit , Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit)

10:30

Instituti GAP mban tryezë diskutimit ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:00-12:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), bënë prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit, “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit te të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë nga 20 qytetarë si vëzhgues laik, të cilët monitoruan rreth 500 seancave penale në mbarë Kosovën. (Hotel “Emerald”- Prishtinë)

13:00

Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar. (Kuvendi i Kosovës)

13:00

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zhvillon takim me ambasadorët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe (PCCE), e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. (MKRS)

15:00

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit),/arbresh.info/.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme