Tetë muaj pas mbylljes si pasojë e pandemisë me koronavirusin, janë hapur sallat e leximit nëpër biblioteka. Dy muaj më parë ato u hapën edhe për huazim të librit.
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” ka rifilluar punën me sallat e leximit që nga 9 tetori.
Drejtori i kësaj biblioteke, Munish Hyseni, për arbresh.info, tregon se si po zhvillohet puna brenda këtyre hapësirave.
“Në hapësirat e këtij objekti mund përnjëherë të ulen 135 lexues”, tha ai.
Hyseni thotë se, biblioteka pritet që nga java tjetër të punojë me orar të plotë nga ora 8.00-19.00.
“Në dy javët e para do të punohet pesë ditë të javës nga ora 8.15 e deri në orën 16.00. Nëse shkon puna në rregull dhe pa pengesa. Nëse shkon puna mirë nga java tjetër do të fillojmë me orar të plotë do të thotë nga 8.00 – 19.00”, pohoi ai.
Bartja e maskës në ambiente është e detyrueshme, respektimi i distancës së paku 1.5 metër është obligative. Lexuesve u matet temperatura në hyrje të ndërtesës së bibliotekës.
Dezinfektuesi i duarve po ashtu është në hyrje të objektit dhe përdorimi i tij është i domosdoshëm.
“Secila tavolinë ka numrin e vetë. Lexuesi duhet merr së pari numrin te librari e pastaj të ulet në vendin e caktuar. Personi që liron ulësen është i obliguar që numrin e tavolinës ta dorëzon te librari. Ndalohet mbledhja në grupe në të gjitha hapësirat e bibliotekës. Ndalohen shëtitjet e lëvizjet e pa nevojshme në hapësirat brenda objektit. Askush nga përdoruesit e librave nuk mund të shërbehet vetë. Këtë shërbim e bënë vetëm librari”, thotë Hyseni për arbresh.info.
Pavarësisht marrjes së gjithë këtyre masave interesimi nuk është i njëjtë sikur para pandemisë. Numri i shfrytëzuesve është dukshëm më i vogël./A.Zeka/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...