Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën “ Luan Haradinaj ” në qendër të Prishtinës. Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.
“Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00”, njofton KRU “Prishtina”.
“Pa furnizim me ujë mbesin: rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.
Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.
Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...