Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare.
Në bazë të këtyre rezultateve, të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, kuptohet se në shumicën e komunave më të mëdha, kandidatët për kryetarë të komunave do të shkojnë në balotazh.Sipas KQZ-së në balotazh shkojnë:
Në Prishtinë: Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në Prizren: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskukanga Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Gjilan: Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Ferizaj: Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Muharrem Sfarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në Mitrovicën jugore: Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re.
Në Gjakovë: Mimoza Kusari Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në Pejë, pritet që Gazmend Muhaxhiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës të konfirmohet si fitues pa balotazh, por mbetet të pritet rezultati përfundimtar.
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...