Këto janë zgjedhjet me më së shumti krime zgjedhore pas luftës në Kosovë

11:44 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet e vitit 2010 janë zgjedhjet në të cilat ka ndodhur në së shumti krimi zgjedhor prej pasluftës.

Kështu u konstatua sot në publikimin e një raporti të mbështetur nga zyra e BE së në Kosovë e ku u trajtua fshehtësia e votës dhe përpunimi i të dhënave të votuesve.

Ndonëse u konstatua se në aspektin fizik Kosova arrin të ruajë fshehtësinë e votës, megjithatë u tha se vazhdon të ekzistojnë forma të presioneve të zbulimit të votës siç janë rastet e fotografimit, raporton rtk.

Me këtë rast u tha se qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë të shihen aspektet e ndryshme te mbajtjes së zgjedhjeve ne fushën e të drejtave të njeriut në epokën digjitale dhe se si ato përshtaten dhe bashkëveprojnë në ambientin e tanishëm zgjedhor në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme