Qeveria më e re e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është votuar nga 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Hoti ka marrë 24 vota kundër dhe një abstenim, shkruan arbresh.info.
Qeveria paraprake, ajo e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 66 vota për, dhe 10 abstenime.
E numër të njëjtë të votave me qeverinë Hoti ka marrë edhe Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, 61 vota për, dhe një abstenim.
Qeveria me më së shumti vota ka qenë ajo e udhëhequr nga Isa Mustafa, me 73 vota për, dhe 34 abstenime.
Ndërsa qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi ka marrë 65 vota për, dhe një kundër. /arbresh.info/
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...