Google ADS

Këto janë viktimat e vrasjes së katërfishtë në Pozhoran të Vitisë

20:39 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Dyshohet se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra ka privuar nga jeta tre anëtarë të familjes, e më pas veten.

Mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.

Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.

Tutje, burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

Vrasje në Pozhoran të Vitisë, konfirmon policia

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme