Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 198-të me radhë ku janë marr dhe miratuar disa vendime.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në postuar në llogarinë e tij në Facebook vendimet që u morën, përcjell Arbresh.info.
Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, mes 19 vendimeve:
• Në mbështetje të sportistëve tanë, aprovuam programin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”, në vlerë prej katër milionë euro.
• Ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë për katër komunat veriore.
• Miratuam:
– Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore;
– Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028;
– Planin Strategjik për Zhvillimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor 2024-2030;
– Deklaratën e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2025-2027;
– Koncept-dokumentin për Fushën e Aviacionit Civil; si dhe
– Koncept-dokumentin për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve.
• Themeluam:
– Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugor; si dhe
– Grupin Punues Ndërinstitucional, për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë.
• Dërguam në Kuvend tri projektligje për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare me:
– Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ferizaj;
– Bashkimin Evropian për Programin IPA 2020; si dhe
– Qeverinë e Republikës së Turqisë për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake.
• Aprovuam:
– Udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë; dhe
– Rregulloren për Stemën dhe Vulën e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe Organeve Inspektuese si dhe për Dokumentin e Identifikimit të Inspektorëve të Republikës së Kosovës.
• Miratuam vendimin përfundimtar për shpronësim shtesë për pronat të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë./Arbresh.info
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...