Këto janë temperaturat për javën e ardhshme

21:44 | 1 Korrik 2018
M. A.

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende do ë shoqërohen me riga të izuluara dhe të dobëta shiu.

Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta .

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperendimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme