Marrëdhëniet në rajon dhe vazhdimi i integrimit evropian janë temat kryesore që do të zhvillohen sonte në mbrëmje, në Bruksel, gjatë një darke pune në mes të krerëve të qeverisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini.
Në këtë takim jozyrtar, Serbia do përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiq.
Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, Mogherini dhe Brnabiq, sipas paralajmërimeve të mediave serbe, do të flasin për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për vitin 2018, transmeton Indeksonline.
Kështu, sipas këtyre mediave sot do të diskutohet edhe për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo pasi, raundi i ri i dialogut, i cili është ngritur në nivel presidencial, ende nuk është caktuar.
Ndryshe, në këtë takim do marr pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se do diskutojë me zyrtarët e BE-së për liberalizimin e vizave dhe për këtë pret lajme të mira./Indeksonline/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...