Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 58-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Dokumenti i parë i shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar ka qenë Raporti i Punës së Qeverisë për periudhën qershor-dhjetor 2020. Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar edhe Rregullorja për Rregullat dhe Mënyrën e Sjelljes së Vizitorëve në Hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Dy Udhëzime Administrative kanë marrë miratimin e Qeverisë, Udhëzimi Administrativ për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale dhe Udhëzimi Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative.
Kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar, janë aprovuar masat për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €). Qeveria gjithashtu ka miratuar vendimin për alokimin e parakohshëm nga ndarjet aktuale buxhetore për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së datës 8 janar 2020 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar vendimi për përjashtimin e Nenit 3 të Ligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës për negocimin e kontratës për sigurimin e vaksinave anti-COVID – 19.
Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...