Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka miratuar disa vendime.
– Miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030.
– Dhënë mendim refuzues nismës Legjislative të Kuvendit për “Projektligjin Nr. 08/L-329 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-248”. Në përputhje edhe me mendimin e dhënë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, vlerësohet se një reformë e plotë e sistemit pensional është e domosdoshme për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sigurimit pensional në Kosovë. Një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të pensioneve është planifikuar të nisë nga viti i ardhshëm. Kështu që kjo nismë nuk paraqet një zgjidhje të qëndrueshme dhe strukturore.
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Me këtë marrëveshje përcaktohet kuadri ligjor për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Kosovën në periudhën 2024-2027, si instrument plotësues të IPA III. Ky instrument përmbush qëllimin e përshpejtimit të reformave strukturore dhe rritjes ekonomike.
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Qasja e fëmijëve në institucionet e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, si dhe përmirësimi i cilësisë së institucioneve që ofrojnë këto shërbime, për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç është tejet i rëndësishëm. Përmes kësaj kredie ndër të tjera, mundësohet ndërtimi i disa qendrave të reja të ofrimit të shërbimeve për edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme, dhe në rast nevoje renovimin e qendrave ekzistuese.
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas” Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”. Kjo marrëveshje është negociuar e finalizuar për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe qeverisjes për cilësinë e kujdesit në sistemin e shëndetësisë të Kosovës. Kjo do t’i mundësojë Qeverisë forcimin e pjesëve përbërëse të sistemit shëndetësor me rëndësi kyçe për cilësinë e kujdesit, zhvillimin e Sistemit të Integruar Informativ Shëndetësor (“SIISh”).
– Miratuar Projektligjin për Vula. Ky projektligj përcakton formën dhe përmbajtjen e vulës, procedurën për mënyrën e punimit, përdorimit, ruajtjes, si dhe përgjegjësitë e përdorimit të vulës në Institucionet e Republikës së Kosovës.
– Miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Synim i këtij projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor, me këtë përbërje:
o Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, kryesues;
o Ardita Baraku, Drejtore Ekzekutive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, anëtare;
o Amir Keka, Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar; dhe
o Rrahman Zahiti, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit të Kosovës, me këtë përbërje:
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, anëtar;
o Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe
o Safet Fazliu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Pranimin për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Trajtim të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me këtë përbërje:
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;
o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Avni Kelmendi, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Shërbimin Korrektues të Kosovës, anëtar; dhe
o Besard Belegu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Pranimin për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Siguri dhe Operativ në Shërbimin Korrektues të Kosovës, me këtë përbërje:
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;
o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Avni Kelmendi, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Shërbimin Korrektues të Kosovës, anëtar; dhe
o Besard Belegu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.
– Emëruar Arben Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, me mandat katër vjeçar.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, me këtë përbërje:
o Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kryesuese;
o Lumnije Demi, Drejtore e Përgjithshme në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, anëtare;
o Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, anëtar;
o Arta Nuredini, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; dhe
o Egzona Osmanaj, Eksperte e Jashtme, anëtare.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, me këtë përbërje:
o Ismail Dibrani, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kryesues;
o Arsim Tahiri, U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, anëtar;
o Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
o Arta Nuredini, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
o Egzona Osmanaj, Eksperte e Jashtme, anëtare.
– Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Përbashkët Ushtarake të Bashkimit Evropian. Ky vendim është konform pozicionit të përbashkët të këshillit të BE-së, i cili përcakton rregullat e përbashkëta për kontrollin e eksporteve të teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake. Pra, bëhet fjalë për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut.
– Emëruar Komisionin për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizmit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, me këtë përbërje:
o Hysni Bardheci, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kryesues;
o Xhavit Bulliqi, Zyra e Kryeministrit, anëtar; dhe
o Hasim Pacolli, Agjencia Kadastrale e Kosovës, anëtar.
– Ndarë 50 mijë euro për Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për qëllim të organizimit të aktiviteteve për ngritjen e çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës tonë çlirimtare, jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.
– Ndarë 56,760 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
– Ndarë 10 mijë euro për rimbursimin e tatimeve të ndryshme të paguara nga Fondet e Kompaktit, ashtu siç është e definuar në Marrëveshjen për Zbatimin e Programit Kompakt të Mijëvjeçarit.
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje. Vlera e kursimeve nëpër institucione të ndryshme është 20,027,381.00 euro po aq është edhe vlera e ndarjeve.
– Ndarë 6,624,701 euro për zbatimin e Masës 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
– Shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore: Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë.
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Republikës së Kroacisë e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikave Sociale. Përmes kësaj marrëveshje qytetarëve të dy shteteve, do t’ju mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë te drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës kontributpagues, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejtën për pension nga shtylla e dytë. Qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Kroacisë, do t’ju mundësohet, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Republikës së Austrisë përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit”. Ashtu sikurse me Kroacinë, përmes kësaj marrëveshje do t’ju mundësohet qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Austrisë, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë. Pra, do t’ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës) në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Austri.
– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor”. Shuma për të cilën lidhet marrëveshja është 13 milionë dollarë për të asistuar në financimin e Projektit.
– Aprovuar Raportin vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2023.
– Miratuar Strategjinë Shtetërore për Sport 2025-2030 dhe Planin e Veprimit 2025-2027.
– Ndarë 150 mijë euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, përkatësisht për projektin për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë rom, ashkali, egjiptian në Komunën e Ferizajt./Arbresh.info/
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...
Banorët ‘tallin’ Drilonin pas paralajmërimit të tij
Festohet 28 nëntori në Luginë, merr pjesë edhe ambasadori Ca...