Parlamenti Evropian sot dha dritën e gjelbër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovë në zonën Schengen.
Por a e dini se sa mund të qëndroni jashtë shtetit?
Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë për në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen.
Ndërkaq, për të udhëtuar ju duhet të regjistroheni fillimisht në ETIAS (Sistemi Evropian për Autorizim dhe Informacione rreth Udhëtimit).
Ky sistem, krejtësisht elektronik, mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend Schengen.
Vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...