Ramush Haradinaj ka premtuar se vetëm tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian.
Ndërsa profesorit të ekonomisë, Avdullah Hotit, kandidatit të koalicionit LDK-AKR për kryeministër vështirë se do të mund t’i besojë ndonjë profesionist i ekonomisë, i cili ka premtuar se nëse ai vjen në krye të ekzekutivit të vendit buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro, duke u trefishuar kështu nga buxheti aktual.
Ky premtim mund të jetë i realizueshëm vetëm nëse bashkohet buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, për të cilën gjë angazhohet i nominuari i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti.
Edhe ky i fundit nuk i ka shpëtuar gjatë këtyre ditëve premtimeve megalomane për votuesit, e njëri ndër ta është se pensioni minimal në Kosovë do të dyfishohet, duke synuar se në këtë mënyrë ta fitojë besimin e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë.
Ndërsa premtimi më “astronomik” i këtyre ditëve ishte i liderëve të tri partive: Kadri Veselit, i cili premtoi rritje të pagave në sektorin publik për 30%, që përkthyer në shifra i bie rritje të shpenzimeve për këtë kategori buxhetore për hiç më pak se 200 milionë euro, Fatmir Limaj, që premtoi 400 milionë euro investime vetëm në sektorin e bujqësisë dhe Behgjet Pacolli, që premtoi rritje ekonomike të vendit prej 8 për qind, derisa investimet e huaja dhe eksportet vendore po shënojnë rënie të vazhdueshme.
Gazeta “Zëri” i ka analizuar premtimet e parafushatës së këtyre liderëve, të cilat sipas ekspertëve të ekonomisë janë megalomane dhe të parealizueshme, me të cilat, siç thonë ata, synohet vetëm joshja e votuesve më 11 qershor./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...