Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar sot raportin “Dialogu Kosovë Serbi shqyrtimi i perceptimeve të të anketuarëve” sipas gjetjeve të Barometrit Kosovarë të Sigurisë i realizuar gjatë muajit tetor të vitit 2019, në Kosovë.
Plator Avdiu nga QKSS, prezantoj raportin që analizon perceptimet publike në Kosovë lidhur me kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës, çështje qe lidhen me dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mendimet e të anketuarave rreth shteteve të Ballkanit Perëndimorë, shteteve evropiane dhe fuqive globale qe kanë ndikim mbi politiken e jashtme të Kosovës, raporton arbresh.info
Gjetjet kyçe të raportit janë renditur si më poshtë:
Korrupsioni në Kosovë perceptohet si rreziku më i lartë ndajë sigurisë kombëtare të Kosovës. Shumica dërmuese e të anketuarve e perceptojnë korrupsionin si rrezik më të madh të brendshëm në Kosovë.
Papunësia 90.98% renditet në vendin e dytë dhe krimi i organizuar 83.31 % renditet në vendin e trete si rreziqe ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.
Vlenë të përmendet se çështja më tematike në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, më saktësisht ndarja e Kosovës ose shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 78.48% dhe autonomia territoriale për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë 64.61% perceptohen nga te anketuarit si rreziqe të nivelit të lartë ndaj sigurisë kombëtare. Sa i përket dialogut Kosovë serbi shumica e qytetarëve janë në favor të rifillimit të dialogut. Pothuajse 50% e të anketuarave deklaruan se dialogu duhet te vazhdojë. Ndërsa 21% e të anketuarave shprehën qëndrimet e tyre se dialogu duhet të kushtëzohet me njohjen nga Serbia të pavarësisë së Kosovës dhe krimeve të luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës.
Ndërsa sa i përket tarifave doganore të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës të anketuarit shprehën qëndrime të ndryshme. Perceptimi i 35.32 % e tyre është qe tarifa të mbetet në fuqi. Ndërsa 32,97% ishte qe tarifa të zëvendësohet me aplikimin e masave të reciprocitetit të plotë të Kosovës ndaj Serbisë.
Gjithashtu rezultatet kanë treguar se rreth 22% e të anketuarve thanë se tarifa duhet të hiqet nga qeveria e Kosovës.
Për sa i përket partnerëve strategjikë dhe aleatëve të Kosovës të dhenat e anketës tregojnë se Gjermania 79,85% ShBA 78.60% Shqipëria 69.69%, Mbretëria e bashkuar 62.85% perceptohen si shtetet më miqësore ndaj Kosovës.
Ndërsa Serbia konsiderohet si shtet me ndikim më të dëmshëm ndaj Kosovës nga 89.86% e të anketuarave e ndjekur nga Rusia 81.35% dhe Kina 59.61%./ arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/272247760415008/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç