Google ADS

Këto janë tanket dhe aeroplanët ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën

23:51 | 25 Shtator 2021
S D

Sot gjatë ditës është raportuar se në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, kanë kaluar tanket dhe aeroplanët ushtarak serb, raporton arbresh.info.

Për këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë dhe të bind Serbinë të heq dorë nga ndikimi tek qytetarët serb të Kosovës.

Kujtojmë që në orët e para të mesnatës kanë ndodhur dy sulme në Qendrat e Regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveqan.

Menjëherë pas kësaj Kryeministri Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Ministrinë e Punëve të  Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë quajtur të qëllimshme sulmin në këto dy komuna.

Kurti më pas ka mbajtur një mbledhje edhe me Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar situata e krijuar në veri të Kosovës, bllokada në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme