Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 shpërfaq një pamje të zymtë të korrupsionit në gjithë botën.
Kështu thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare Transparency International, e cila në raportin për vitin e kaluar ka theksuar se shumë shtete kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se korrupsioni jo vetëm që pengon luftimin e koronavirusit, por edhe kontribuon në vazhdimin e krizës së demokracisë.
“Viti 2020 ka rezultuar të jetë një nga vitet më të këqija për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efekteve të saja shkatërruese. Ndikimi në aspektin shëndetësor dhe ekonomik ka qenë katastrofik për njerëzit në gjithë botën”, është përmendur në raport.
Sidoqoftë, në mesin e shteteve me performancat më të mira në luftim të korrupsionit është edhe Zvicra, në top pesë shtetet më të pakorruptuar.
Duhet theksuar se primatin e mban Danimarka dhe Zelanda e Re, të përcjella nga Finlanda dhe Singapori, transmeton albinfo.ch.
Të fundit në këtë listë këtë vit gjenden: Sudani Jugor, Somalia, Siria, Jemeni dhe Venezuela.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...