Këto janë rregullat e reja për gratë shtatzëna nga Ministria e Shëndetësisë

14:47 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar manualin për të cilin kishte lajmëruar ditë më parë.

Manual ky i cili ndihmon në përmbajtën e rregullave kundër virusit Covid-19, shkruan arbresh.info

Në manual tregohen në mënyrë të hollësishme edhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren për gratë shtatzëna.

Rregullat që gratë shtatzëna duhet t’i përmbahen në këtë manual thuhet se janë të njëjta me ato që i përmbahet popullata e gjere.

Gratë shtatzëna duhet të bëjnë të njëjtat gjëra si popullata e gjerë për të shmangur infeksionin. Gratë shtatzëna pa ndonjë simptomë të kollës ose ethe dhe pa histori kontakti me një rast të konfirmuar me COVID 19 duhet të marrin masat e kujdesit të përgjithshëm për të parandaluar ndonjë infeksion.

Këshillat e përgjithshme:

 Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

 Mbuloni gojën dhe hundën me shami ose faculetë letre ose me gropen e bërrylit gjatë kollitjes ose teshtitjes. Nëse përdorni shami, lani shpesh. Nëse përdorni faculetë letre, hudheni menjëherë faculetën e përdorur.

 Mbani distancën sociale – mos shkoni në vendet e mbushura me njerëz, shmangni përdorimin e transportit publik.

 Shmangni kontaktin me personat që vuajnë nga ethet ose kolla, ose me këdo që kollitet ose teshtinë.

 Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, sa më shumë që të jetë e mundur.

 Pastroni/dezinfektoni sipërfaqet e kontaminuar siç janë tavolinat, dorëzat e dyerve, telefonat mobilë dhe objektet e tjera të përditshme.

 Nëse keni kollë, ethe ose pengesa të frymëmarrjes, kontaktoni menjëherë mjekun. Thirrni në telefon përpara se të shkoni në një institucion shëndetësor.

Ndër të tjerash ato gra këshillohen që vizitat e panevojshme në spital t’i shmangin në kohën e pandemisë së koronavirusit, po ashtu thuhet se është e rëndësishme që gratë të bëjnë vizitat e tyre antenatale dhe të lindin në institucione shëndetësore, në mënyrë që të kenë rezultatet më të mira shëndetësore për veten dhe foshnjat e tyre.

E nëse një grua shtatzënë vëren se ka simptoma që shfaqin koronavirusin ato duhet të lajmërohen menjëherë në qendrën më të afërt, përcjell arbresh.info

A mundet nëna me COVID-19 të dyshuar apo konfirmuar, të ushqejë në gji foshnjën?

  • Nënat simptomatike por mjaftueshëm të shëndetshme për të ushqyer me gji, duhet të marrin masat e mëposhtme të kujdesit gjatë gjidhënies: • Vendosni një maskë gjatë mbajtjes së fëmijës dhe ushqyerjes në gji të fëmijës; • Lani duart para se të prekni fëmijën; • Mbajini të pastra të gjitha sipërfaqet.

Për më shumë informacione rreth grave shtatzëna të cilat mund të preken nga Covid-19 mund të klikoni në manualin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme