Këto janë pikat që po shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë

20:57 | 30 Prill 2021
L G

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj të radhës. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Arbresh.info mëson se në këtë mbledhje do të shqyrtohet projekt-rregullorja për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, shqyrtimi i Propozim-Vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe dy etniteteve të Minamarit/ Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut në Minamar/Birmani.

Po ashtu në kë mbledhje po shqyrtohet edhe  propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve Buxhetore për Furnizim me barna nga lista esenciale; Shqyrtimi i raportit tremujor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar deri në 31 mars 2021; Shqyrtimi i programit të borxhit shtetëror për vitet 2022-2024; Shqyrtimi i kornizës afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2022-2024 si dhe shqyrtimi i draftit të Koncept-dokumentit për Fushën e Pronësisë Industriale /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme