Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Ne këtë mbledhje janë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës.
Një ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jenë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, si dhe ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shkruan arbresh.info.
Pikat tjera të diskutimit do të jenë edhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit; Përgatitjet për Seancë të re plenare; Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme; si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...