Këto janë pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në mbledhjen e qeverisë

19:49 | 23 Qershor 2020
L G

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 20:00, raporton arbresh.info.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 23.06.2020, Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë bërë të ditur edhe pikat e rendit të ditës, të cilat do të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhje.

“Dy pika të rendit të ditës janë në shqyrtim: Aprovimi i procesverbaleve dhe Transkriptave të mbledhjeve 1, 2 dhe 3 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe  shqyrtimi i kërkesës  së Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e  disa vendimeve të qeverisë  lidhur me  infeksionin  Corona Virus Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, shefi i qeverisë është duke raportuar në Kuvend për procesin e dialogut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme