Një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me inicialet M.K, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara që kanë rrezikuar sigurinë e vendit. Por, për cilat vepra po dyshohet saktësisht?
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka njoftuar se ish-punonjësi i AKI-së po dyshohet për pesë vepra penale.
M.K është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Arrestohet ish agjenti i AKI-së: Dyshohet që zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...