#DOKUMENT: Arbresh.info siguron projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Zgjedhje
Mbrëmë pozita dështoi të marrë votat për votimin për procedim të përshpejtuar të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.
Arbresh.info ka siguruar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.03/L-256.
Në këtë projektligji janë bërë disa ndryshime në lidhje me votuesit jashtë vendit, konkretisht diasporën.
“Neni 6.1 i Ligjit bazik, riformulohet si në vijim:
“6.1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës ka të drejtë të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve, në zonën zgjedhore ku ai apo ajo është i regjistruar dhe jashtë Kosovës në Ambasada ose Konsullata të Kosovës, me kusht që emri i tij apo i saj paraqitet në Regjistrin Qendror Civil ose është regjistruar si votues i Kosovës në një datë të caktuar nga KQZ-ja”.
Ndryshime janë bërë po ashtu edhe tek neni 6 ku ka të bëjë me personat që kanë shkelje apo dënime nga gjykata, shkruan arbresh.info.
“, Neni 29 paragrafi 1, pika q) i Ligjit bazik, riformulohet si në vijim: q) i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim, në tri (3) vitet e fundit;
“Në nenin 3 të ligjit bazik, është shtuar një përkufizim i ri ku thuhet se çdo shtetas i Kosovës që jeton në diasporë ka të drejtë të votojë në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës me kusht që emri i tij apo i saj paraqitet në Regjistrin Qendror Civil ose është regjistruar si votues i Kosovës në një datë të caktuar nga KQZ-ja.
E ndërkaq në nenin 7 pas paragrafit 9 të Ligjit bazik, është shtuar një paragraf i ri.
“7.10. Periudha e regjistrimit të votuesve jashtë vendit për zgjedhje të rregullta duhet të zgjasë së paku 30 ditë. Për zgjedhjet e parakohshme, periudha e regjistrimit të votuesve jashtë vendit përcaktohet me vendim të KQZ-së, por nuk mund të jetë më e shkurtë se 15 ditë”.
E seanca e thirrur për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje në procedurë të përshpejtuar dështoi pasi që partitë opozitare këtë gjë e panë si diçka autoritare nga ana e Kryeministrit Kurti, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq dje është bërë e ditur se Nasuf Bejta do të jetë kundër kandidati i Vjosa Osmanit, bënë të ditur për arbresh.info. Bejta është përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.
Seanca për Presidentin nuk u thirr fare duke u lënë kështu për hapin e radhës ndërkaq burime të portalit Arbresh.info bëjnë të ditur se mundësit për tu thirrur kjo seancë këtë javë janë minimalizuar. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%