Janë bërë gati një javë që nga lëshimi në qarkullim i 31 autobusëve të rinj në rrugët e kryeqytetit të Kosovës.
Këta autobusë janë lëshuar për linjën një dhe katër.
Besart Tahiri nga “Trafiku Urban” ka thënë për portalin Arbresh.info se nga lëshimi në qarkullim linja 1 ka pasur disa ndryshime në destinacion ndërsa linja 4 ka mbetë siç ka qenë, përcjell portali Arbresh.info
“Linja 1 niset nga Fakulteti Teknik për të vazhduar tek Ministria e Arsimit, Prapa Teatrit Kombëtar, të Plepat, te kompleksi “Qafa” ,të Pallati i Rinisë, të rruga “Ramiz Sadiku”, në Lakërishtë dhe në fund deri në Fushë Kosovë”, tha Tahiri duke shtuar se e njëjta linjë bëhet edhe nga kthimi prapa.
“Ndërsa linja 4 është siç ka qenë më herët pra duke u nisur nga Mati, të banesat e bardha në Breg të Diellit, në Ulpianë, të tre sheshirat, të Qafa edhe në Gërmi”, tha ai.
Tahiri bëri të ditur se autobusët nga ora 07:00 deri në orën 08:30 janë çdo 5 minuta dhe nga ora 11 e 30 deri në orën 18:00 janë çdo 5 minuta.
Transporti me Trafikun Urban fillon në orën 07:00 deri në orën 22:00, ku bëhet nisja nga Gërmia dhe Mati.
Kujtojmë se edhe autobusi 5 ka ndryshuar linjën e udhëtimit.
Derisa para disa muajsh ky autobus udhëtonte nga rruga “Nazim Gafurri”, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj nëpër Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, afër Spitalit e shkonte deri tek Ambulanca në Breg të Diellit, tani autobusi 5 nuk shkon më tek ambulanca në Breg të Diellit por kthehet prapa Fakultetit Teknik dhe vazhdon deri në rrugën B.
Ndërkohë qytetarët e Prishtinës janë në pritje edhe të 20 autobusëve tjerë të cilët sipas zyrtarëve komunalë pritet të vijnë gjatë muajit mars ose prill./Arbresh.info
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës