Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë shpalosjen e të gjeturave nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021, shkruan arbresh.info.
Angesa Haxhiu nga ky institut, ka thënë se Kuvendi gjatë sesionit pranveror është karakterizuar me ritëm të ngadaltë të punës, por me performacë më të mirë.
“KDI ka bërë monitorimin e Kuvendit gjatë këtij sesioni periudhë kjo e cila është karakterizuar me një ritëm të ngadaltë të punës në proces legjislativë por më përformancë më të mirë në rolin mbikëqyrës. Kuvendi i Kosovës në këtë sesion ka shënuar një rritje tëlehtë të numrit të përgjithshëm të seancave të mbajtura krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të legjislaturës së shtatë. Që nga fillimi i kësaj legjislaturë janë mbajtur 23 seanca duke përfshirë edhe seancën konstituive prej të cilave 16 ishin të rregullta, katër të jashtëzakonshme dhe dy solemne. Në 13 raste seancat kanë vazhduar në një ditë tjetër ndërsa tri seanca nuk kanë arritur të përmbyllen për shkak të mungesës së korumit për tju dhënë epilogë katër pikave të mbetura nga ato seanca”, tha Haxhiu.
Mungesa e deputetëve plotë 414 herë ka pamundësuar mbarëvajtjen e punimeve plenare.
“Një problematik që e ka përcjellë këtë periudhë të punës së Kuvendit ngjashëm si me të kaluarën janë mungesat e shumta të deputetëve në seanca veprime këto që padyshim kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punimeve plenare. Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi deri në fund të muajit korrik, deputet kanë munguar plotë 414 herë”, tha Haxhiu.
Ndryshe Kryesia e Kuvendit është mbledhur dy herë më shpesh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar duke mbajtur gjithsej 18 mbledhje.
Gjithashtu, Haxhiu, ka thënë se këtë kohë të punës së Kuvendit e ka karakterizuar shkarkimi i Bordeve.
“Sesionin pranveror e ka karakterizuar shkarkimi i bordeve që ka shkaktuar mospajtime mes pozitës e opozitës, ku janë shkaktuar gjithsej 4 borde”, ka përfunduar ajo.
KDI ka rekomanduar bashkëpunim më të madh të qeverisë me opozitën si dhe çështja e mungesës së deputetëve të rishikohet me ndëshkime./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...