Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe akterët e tjerë relevantë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosovë-Izrael, e cila do të luhet sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Në njoftimin e policisë, thuhet se sot do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.
Tutje, policia bëri të ditur se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishet e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar.
“Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia, për këtë ndeshje ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...