Këto janë masat anti-Covid-19 që duhet t’i respektoni kur të votoni

07:14 | 17 Tetor 2021
arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat anti-covid-19 që duhet t’i zbatoni sot për zgjedhje.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse dhe të mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim.

Kështu thotë për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Sa i përket masave qoftë për votuesit por në këtë rast edhe për stafin zgjedhor, për votuesit nuk ka ndonjë masë rigoroze sa i përket procesit të votimit, çdo qytetarë shkon për të votuar duhet të mbajë distancë fizike 2 metra, dhe gjithashtu ta mbajë të vendosur maskën me përjashtim të kohës kur duhet të identifikohet nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në hyrje dhe në dalje duhet të bëjë dezinfektimin e duarve pasi janë të vendosura dezinfektues nga ana e KQZ-së”, thotë ai.

Kujtojmë se për votuesit nuk do të kërkohet dëshmia e vaksinimit, apo test negativ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme