Këto janë mallrat nga Serbia dhe BeH ndaj të cilave nuk është vënë taksa 100%

15:11 | 22 Nëntor 2018
A. B.

Të mërkurën Qeveria e Kosovës mori vendim që ta rris taksën produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nga 10 për qind sa ishte me vendimin e kaluar në 100 për qind.

Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 100 për qind dy shteteve.

Por sipas vendimit janë përjashtuar nëntë brende që nuk do të aplikohet vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se me 6 nëntor për herë të parë ishte vendosur taksa prej 10 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme