Lagja Taukbahqe, ajo e Muhaxherëve, lagja Arbëria, Lagja e Spitalit si dhe Lagja afër Shkollës Teknike, më saktësisht rruga “Haxhi Zeka” janë zonat kur janë konfirmuar rastet me Covid 19 në kryeqytet.
E gjatë së shtunës në disa nga këto lagje nuk pati asnjë shenjë izolimi të banorëve.
Në lagjen Arbëria qytetarët dolën për të kryer kryesisht blerjet e nevojshme nëpër dyqane dhe nëpër barnatore.
Banorët këtu thonë se po dalin vetëm për nevoja urgjente.
E më shumë qytetarë e vetura u panë te rruga Haxhi Zeka në kryeqytet.
Këtu jo të gjithë ishin në dijeni se ka raste të konfirmuara me Covid19.
E disa të tjerë me të dëgjuar për këto raste janë organizuar brenda familjes që të reduktojnë daljet. Adnan Shala thotë se vetëm ai del për blerjet, familjarët tjerë po qëndrojnë në shtëpi.
E që sot është shtuar numri i njerëzve që qarkullojnë në këtë pjesë e thonë edhe vetë banorët.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë gjatë së shtunës ka njoftuar se janë furnizuar me teste të reja.
Është ministri Arben Vitia i cili ka thënë se janë ne pritje të donacioneve shtesë nga OBSH dhe UNICEF.
Ministri Vitia edhe njëherë ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHKPsë për qëndrim në shtëpi.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...