Këto janë komunat që shënuan më së shumti raste pozitive me Covid-19

16:21 | 26 Gusht 2020
L G

157 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit. 154 persona janë shëruar ndërkaq 4 kanë vdekur si pasojë e COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 511 mostra.

Rastet e reja janë regjistruar në  25 komuna të vendit, ndërkaq edhe sot prin kryeqyteti me 52 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e IKSPHPK’së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme