Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.
Sipas të dhënave të publikuara nga drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti deri më tani komuna që ka më së shumti raste aktive është Prishtina, me plot 1090 raste aktive me coronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.
Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrrisë e cila që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 410 persona pozitiv me COVID-19, prej të cilëve 298 janë shëruar, 8 kanë përfunduar me fatalitet dhe 104 janë ende aktive.
Në Prizren nga 392 persona të infektuar, tashmë janë shëruar 217 persona, 17 kanë përfunduar me vdekje, ndërkaq, raste aktive janë ende edhe 163.
Në Komunën e Ferizajt, megjithëse ka më pak të infektuar se Prizreni, rastet aktive janë shumë më shumë, plot 224, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve i cili është 371, nga të cilët 2 kanë vdekur, ndërkaq 145 janë shëruar.
Gjilani, Mitrovica e Jugut dhe Fushë Kosova po ashtu kanë nga mbi 200 raste të infektuar dhe mbi 100 aktive po ashtu.
Në Gjilan nga 280 të infektuar sa 149 janë shëruar, 4 kanë vdekur ndërkaq edhe 127 janë ende raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën