Nga 39 ulëse në Kuvend për deputetë, sa ka fituar koalicioni PDK-AAK-Nisma, më 11 qershor, PDK do t’i ketë 23 sosh, AAK 10, ndërsa Nisma vetëm 6. VV ka fituar një mandat të ri, duke çuar në 32 numrin e ulëseve, derisa LDK-AKR 29 mandatet i ndajnë në 23 për LDK-në, 4 për AKR-në, ndërsa dy për themeluesit e Alternativës.
Rezultatet përfundimtare për kandidatët për deputetë të koalicionit PAN, të siguruara nga Gazeta Express kanë sjellë ndryshime në ndarjen e ulëseve për deputetë të partive brenda koalicionit, që doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Numërimi dhe rinumërimi i kutive që nuk ishin kryer më 11 qershor, ka lënë jashtë Kuvendit dy kandidatë të Nismës për deputetë, duke e ulur numrin e mandateve parlamentare të partisë së Fatmir Limajt në 6, nga 8 sa ishte llogaritur sipas rezultateve preliminare.
Enver Hoti dhe ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës në legjislaturën e shpërberë, Valdete Bajrami, kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, duke mos siguruar sërish ulëse në Kuvend.
23 mandate do t’i takojnë PDK-së nga votat brenda koalicionit, ndërsa 9 AAK-ja e mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Por, PDK-ja mund të rritet edhe për një deputetë, në 24 të tillë, në rast se i bie që ulëse në Kuvend të marrë një grua deputete, sipas ndarjes me kuotë gjinore të mandateve në Kuvend. Në këtë rast AAK-ja do të mbetej me 9 deputetë.
E për këtë ulëse në garë janë pikërisht dy kandidatë nga Deçani të këtyre dy partive – Safete Hadergjonaj dhe Rasim Selmanaj, raporton Gazeta Express.
Ndryshime të vogla ka edhe në listën e partisë së dytë të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjes Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, nga numërimet përfundimtare ka fituar edhe një mandat shtesë në Kuvend, duke arritur 32 numrin e ulëseve.
Ndërsa, humbja e një mandati të koalicionit LDK-AKR, e ka lënë partinë e Behgjet Pacollit me vetëm katër deputetë. 23 nga 29 ulëset i kanë siguruar deputetë e LDK-së, ndërsa dy janë për Mimoza Kusari-Lilën dhe Ilir Deden që garuan në këtë listë si themelues të Alternativës.
Kjo është lista përfundimtare e deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit:
PDK-AAK-NISMA:
LVV:
LDK-AKR:
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...