Këto janë dy opsionet e LDK-së sipas Lutfi Hazirit

08:02 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ndërtojë asnjë urë bashkëpunimi me PDK-në. LDK-ja ose do ta ndërtojë vetë Qeverinë me partnerët e saj, ose do të qëndrojë në opozitë. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë votë për koalicionin PAN dhe për kandidatin e tyre për kryeministër Ramush Haradinaj. Madje atë nuk do ta votojë as vajza e presidentit Ibrahim Rugova, Teuta. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, Teuta nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Haradinajn e as nuk i ka premtuar atij votën e saj, por ka treguar qartë se nuk e distancon votën e vet prej Grupit Parlamentar të LDK-së.

Më tutje gjatë intervistës Haziri ka thënë se nuk ka as edhe një formë të vetme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me PDK-në. Sa i përket bashkëpunimit me “Vetëvendosjen”, Haziri ka thënë se nëse u jepet mundësia, ata do ta formojnë një Qeveri me shumicë shqiptare.

Ndërsa nëse LDK-ja mbetet në opozitë, ai ka premtuar një opozitë aktive e cila do ta ngrejë zërin e anëtarësisë së saj deri në fund në këtë legjislaturë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme