Komuna e Skenderajt ka organizuar disa aktivitete për nder të ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë ditës së merkurë nën organizmin e kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, aktivitetet në këtë komunë do të nisin me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke përfunduar me Seancën Solemne të Kuvendit Komunal./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që nesër, me datën 17 shkurt, Komuna e Skenderajt, ka organizuar disa aktivitete për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Shënimi i kësaj feste do të filloj me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Skenderaj, me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial i Varrezave në Prekaz.
Homazhet me tej do të vazhdojnë edhe të Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Me rastin e kësaj feste do të mbahet edhe Seanca Solemne e Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 11:00.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur agjendën e plotë të ditës së nesërme të planifikuar për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç ‘rast edhe ju bëjmë ftesë që të bëheni pjesë e saj edhe ju.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Policia jep detaje per therjen me thikë në Lipjan
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...