Këto janë 21 komunat për të cilat do të votohet nesër

23:01 | 13 Nëntor 2021
V. S.

Nesër 21 komuna të Kosovës, zhvillojnë rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Komunat:

Drenasit,Gjilani, Gjakova,  Kaçaniku, Dragashi, Fushë Kosova,  Istogu, Obiliqi , Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Juniku, Mallisheva, Vushtrria, Shtime, Kllokoti, Mamusha. Prizreni.

Të drejtë vote kësaj radhe kanë 1,260,571 qytetarë, dhe procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477 sosh.

Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve që zhvillohet të dielën, monitorohet nga vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Të gjitha qendrat e votimeve do të hapen të dielën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme