Ministria e Administratës Publike (MAP) është duke mbajtur dëgjime publike për tri projektligje të rëndësishme, atë për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë si dhe Projektligjin për Pagat.
Projektligji i ri për pagat të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re”, parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë zyrtarët shtetërorë që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Kurse, për këtë projektligji, koeficienti bazë llogaritet të jetë 239 euro.
Në bazë të këtij projektligji, mjeki specialist (ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita ngjashme në shëndetësi, në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës), do ta këtë koeficientin 4, që shumëzuar me koeficientin bazë prej 239 eurosh, kjo kategori do të marrë pagë mujore 956 euro.
Kurse për pozitën mjek në specializim koeficienti do të jetë 3.30, me pagë mujore 788.7 euro.
Për pozitën mjek i përgjithshëm (në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës), koeficienti do të jetë 3, kurse paga mujore do të jetë 717 euro. Po ashtu koeficienti 3 llogaritet të jetë edhe për farmacist i diplomuar. Për pozitën infermier/mami/teknik medicinal 1 (në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës) koeficienti do të jetë 2.15 dhe paga mujore do të jetë 513.85 euro, kurse për pozitën infermier/mami/teknik medicinal 2 (në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës; teknik i autopsisë) koeficienti llogaritet të jetë 1.95 dhe paga mujore do të jetë 466.05 euro.
Ndërkaq për pozitën infermier/mami/teknik medicinal 3 (në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës) koeficienti do të jetë 1.90, ndërsa paga mujore do të jetë 454.1 euro.
Për pozitën infermier/mami/teknik medicinal 4 (në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, teknik i farmacisë) koeficienti do të jetë 1.70, me pagë mujore 406.3 euro.
Për pozitën teknik farmacist koeficienti do të jetë 1.60 dhe paga mujore do të jetë 382.4 euro.
Kurse për asistentë e infermierisë (pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike), koeficienti do të jetë 1.45, paga mujore do të jetë 346.55 euro.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...