Sekretari Organizativ në PSD, Nol Nushi ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë.
Sipas Nushit, zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të ketë në vend, por një proces si ky do të bëhet brenda afatit kushtetues vitin tjetër.
“Unë nuk besoj që do të kemi zgjedhje sivjet, të paktën jo të jashtëzakonshme. Kemi zgjedhje brenda afateve kushtetuese sepse për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme duhet ta rrëzoj dikush qeverinë, dhe pasi ajo të rrëzohet nuk shkohet automatikisht në zgjedhje, kështu që ajo merr me muaj kohë. Rrjedhimisht i bije që zgjedhje të kemi sot një vit”, është shprehur ai
Më tej, Nushi tha se vendi mund të shkoj në zgjedhje kur do qeveria aktuale, rrjedhimisht vendin sipas tij mund ta çoj në zgjedhje vetëm kryeministri, Albin Kurti, por që siç thotë ai, një skenar i tillë është i pamundur që të ndodhë.
Nushi po ashtu, tha se opozita nuk mund ta marr një hap drejt zgjedhjeve për shkak se nuk i ka numrat e kërkuar në Kuvend.
“Unë nuk shoh arsye pse duhet të shkojmë në zgjedhje, qeveria e ka mandatin e plotë. Në kuptimin që a kemi dëshirë që të bie qeveria, unë kam dëshirë që qysh sonte të bie, por mundësitë e mija dallojnë prej dëshirave, kështu që unë po besoj që në zgjedhje shkojmë vetëm kur do qeveria, opozita nuk I ka numat në parlament. Rrjedhimisht nuk di kush do ta çoj vendin në zgjedhjes përpos vetë Kurti, e ky skenar nuk mendoj që është real”, ka shtuar ai. /Teve1
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...