Dekorimi i rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit për festat e fundvitit ka hyrë në fazën finale. Kompania fituese e tenderit tashmë e ka përfunduar pjesën më të madhe të punimeve, të cilat kanë nisur në fillim të muajit nëntor. Drejtues të Komunës se Prishtinës theksuan se edhe këtë vit janë paraparë një varg risish.
Ndërsa qytetarët shprehen të kënaqur me përgatitjet që janë duke u bërë.
Në prag të festave të fundvitit Komuna e Prishtinës ka bërë rregullimin e rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit. Zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu, i tha Radio Kosovës se punimet janë duke vazhduar dhe sipas saj, këtë vit janë paraparë një varg risish.
“Komuna e Prishtinës për festat e fundvitit si çdo vit edhe këtë vit do të organizojmë tregun e fundvitit dhe do të ketë shumë risi. Dhe sa po të jemi të gatshëm, do të shpalosim edhe planin.”
Fatlume Gashi dhe Adonis Krasniqi, nga Prishtina, i thanë Radio Kosovës se këtë vit përgatitjet për festat e fundvitit kanë filluar me kohë dhe presin që punimet të përfundojnë shumë shpejt.
“Shumë mirë këtë vit që janë duke i bërë përgatitjet më herët për festat e fundviti, se nëse po përfundohen me vonesë atëherë po përfundon koha e vitit të ri. Mirë po duket shumë deri tani se qysh e kanë rregulluar. Që i kanë bërë përgatitjet më herët shumë mirë. Mbrëmë dola me familjen dhe shume bukur ishte zbukuruar sheshi.”
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri me 30 dhjetor, do të ketë performanca të ndryshme artistike. Ndërsa qytetarët thonë se organizime të tilla për fund vit janë shumë të qëlluara.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...