Google ADS

Këtë vit mbahen zgjedhjet në Parlamentin Europian

19:51 | 15 Maj 2019
L G

Viti 2019 është vit zgjedhor në Europë. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në një kohë që konsiderohet si një ndër etapat më të rënda që ka përjetuar Bashkimi Europian.

Rreth 374 milionë njerëz do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e Bashkimit Europian, ndërsa deputetët e zgjedhur do të jenë me mandat pesëvjeçar. I kontestuar në vitin 1979, votimi është duke u marrë më seriozisht se kurrë më parë.

Të dy palët e politikanëve, pro dhe anti BE-së i shohin zgjedhjet si një trampolinë për të futur nën kontroll agjendën e Evropës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se gara do të jetë vendimtare në momentin më të rrezikshëm për Evropën që nga lufta e dytë botërore, ndërsa Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sheh një shans për të promovuar “demokracinë e tij joliberale”.

Sondazhet favorizojnë populistët anti-BE teksa partitë tradicionale mund që të mos arrijnë të marrin votat e mjaftueshme për udhëheqjen e parlamentit.

Pavarësisht rezultatit, Parlamenti Europian do të luajë një rol të madh në formësimin e pesë viteve të ardhshme të BE-së, pasi blloku përballet me degradimin e mjedisit, emigracionin, rritjen e influencës kineze, një president të kontravers amerikan, dhe sigurisht Brexit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme