Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijëra euro për metodën Frytnim të Asistuar Mjekësor (IVF), pa pasur garanci se do të kenë shtatzëni të suksesshme.
47-vjeçarja L.J, nga Podujeva me lot në sy tregon se tash e 23 vjet nuk ka ende fëmijë.
Ajo tregon se metodën IVF e ka provuar në Turqi, ani pse ka paguar shumë shtrenjtë nuk ka pasur efekt.
“Edhe këtu në Kosovë tash ka klinika që bëjnë IVF mirëpo shumë shtrenjtë, njëherë e provova në Turqi, por nuk pata sukses. Tash shpresoj që sa më shpejt të fillon ky shërbim në Gjinekologji, ndoshta kushton më lirë, se mua koha po më ikën, tash i kam bërë edhe do vjet”, tregon ajo.
Së shpejti IVF kryhet edhe në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, raportin “Arbresh.info”.
Nga ministria e Shëndetësisë për “Arbresh.info”, thonë se së këtë vit pritet të nisë funksionalizimi i IVF-së në QKUK, saktësisht në Klinikën e Gjinekologjisë.
Nga kjo ministri thonë se aktualisht është përgatitur pjesa e hapësirës në QKUK, dhe gjatë këtij viti sigurohen edhe pajisjet e nevojshme.
“Po, vitin që shkoi, Ministria e Shëndetësisë ka miratuar Planin për Frytnim të Asistuar Mjekësor (IVF) me te cilin synohet funksionalizimi i këtij shërbimi në QKUK. Deri tash është përgatitur pjesa e infrastrukturës, hapësirës në QKUK dhe gjatë këtij viti sigurohen edhe pajisjet e nevojshme me qellim që të nis shërbimi”, thuhet në përgjigje.
Sipas MSH-së, funksionalizimi i kësaj metode kap vlerën mbi 1 milionë euro, ndërsa për disa kategori të caktuara pritet të ofrohet falas ky shërbim.
“Ky është një shërbim i kushtueshëm dhe Plani për funksionalizimin e tij kap vlerën mbi 1 milion euro. Shërbimet shëndetësore në institucione publike kryhen falas (për kategoritë e liruara nga bashkë pagesat) dhe me participim për kategoritë e tjera sipas çmimores se shërbimeve që vlen për të gjitha shërbimet aktuale”, thuhet tutje në përgjigjën e MSH-së.
Klinika e Gjinekologjisë e gatshme të fillojë punën me IVF
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe janë të gatshëm të fillojnë punën sapo tu vijnë aparaturat e nevojshme.
Ai thotë se ekipi mjekësor i cili do të merret me procedurat e IVF-së, ka kryer trajnime disa javore në Turqi për këto procedura.
“Infrastruktura e repartit ku do të filloj punën IVF është e përfunduar, ekipi mjekësor i cili do të merret me procedurat e IVF-së ka kryer trajnime disa javore në Turqi për këto procedura. Kurse kur do të filloj puna me shërbim të IVF nuk e di saktësisht, por e di qe plani i veprimit është aprovuar nga Ministria e shëndetësisë, pritet ndarja e buxhetit dhe hapja e tenderit për furnizim me aparatura të nevojshme dhe kompletimi i sallës se intervenimeve”, tha ai.
Sipas tij, ky shërbim nuk pritet të rrit natalitetin, por ky shërbim ka qenë i nevojshëm në vendin tonë.
Për ndikim në rritjen e natalitetit nuk mund të them por për si shërbim është më se i nevojshëm për popullatën tonë, kur e kemi parasysh se është shërbim shumë i shtrenjtë dhe ngarkese për buxhetin familjar”, thotë Ndrejaj për “Arbresh.info”.
Kujtojmë se më 25 janar të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, duke i hapur rrugë që ky projektligj të procedohet për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, IVF është një metodë fertiliteti, kur çifti nuk mund të lindë fëmijë në mënyrë natyrale, por as IVF-ja nuk është 100 për qind e suksesshme.
Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pamundësia për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, ose steriliteti prek miliona njerëz të moshës riprodhuese në gjithë botën. Vlerësimet sugjerojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë individë jetojnë me sterilitet.
Në Kosovë nuk ka të dhëna se sa gra të moshës riprodhuese përdorin trajtime të infertilitetit për të mbetur shtatzënë.
Në SHBA, për shembull, të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se rreth 7 milionë gra në vit përdorin trajtime të tilla, ku IVF është ndër më të kërkuarit./Arbresh.info/ Vjollca Gajraku/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...