Google ADS

Këtë vit fëmijë pajisen me letërnjoftime

20:53 | 1 Janar 2018
Arbresh.info

Agjencia e regjistrimit Civil të Kosovës, nga ky vit do të nis me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë, si dhe lejet ndërkombëtare për shoferë.

Drejtori i kësaj agjencie, Bekim Hoxha theksoi se me këtë hap do të bëhet shumë në sigurinë e fëmijëve.

“kemi hapur procedurë për ndryshimin e ligjit. Kemi hapur procedurë në këtë aspekt. Pajisja e fëmijëve me letërnjoftime është risi në Kosovë. Me këtë dokument ne do t’i japim mundësi qytetarëve që të rrisim sigurinë për fëmijë në rrugë, në shkolla, në institucione shëndetësore se përmes letërnjoftimit mund të ketë qasje në sisteme të ndryshme”, tha ai./rtv21

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme