Sekretariati i Gruas të Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për medie lidhur me gjendjen dhe të drejtat e grave në Kosovë, shkruan Arbresh.info
Koordinatorja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Arjeta Rexhepi, tha se gjendja në të cilën janë gratë dhe vajzat në Kosovë nuk është për shkakun e tyre, por, sipas saj kjo vie si dështim i pushteteve për ta avancuar pozitën e gruas në shoqëri.
“Gjendja e grave dhe e vajzave në Kosovë nuk është fare e mirë dhe kjo duket tashmë e qartë kjo sot nuk është për fajin e grave, por, si dështim i pushteteve për ndërtim të politikave për të ndryshuar dhe avancuar pozitën e gruas në shoqëri. Kjo situatë duhet të ndryshojë, e ndryshimi duhet të vij nga ne” tha Rexhepi
Ndërsa, Drejtuesja e Sekretariatit të gruas dhe aktiviste e Vetëvendosjes, Nzaile Bala, tregoi për aktivitetet të cila do t’i zhvillojnë si Lëvizje për gjendjen e grave në Kosovë.
“LVV dhe gratë që janë pjesë, këtë muaj do të vazhdojnë me aktivitete që nuk ndalen vetëm në simbolikën e 8 marsit. Këtë muaj do të ketë aktivitete të ndryshme, si tryeza, vizita, konferenca e aksione që do ta adresojnë gjendjen dhe çështjen të cilat prekin drejtpërdrejt gratë dhe vajzat në Kosovë” tha aktivistja Bala/Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%