Ani pse kanë kaluar dy muaj që nga fillimi i viti të ri, Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka planin legjislativ të Qeverisë.
Mos procedimi ende I këtij plani në Kuvend ndonëse ka kaluar muaji shkurt nuk ka qenë praktikë e Qeverive të kaluara thotë Agnesa Haxhiu, monitoruese e Kuvendit nga KDI.
Sipas saj shkak i kësaj vonese këtë herë po del të jetë formimi i vonshëm i qeverisë së re, raporton arbresh.info
“Ndonëse nuk ka ndonjë afat ligjor me të cilën obligohet Qeveria të procedojë në Kuvend programin legjislativ për një vit kalendarik, në këtë rast për vitin 2020, megjithatë bazuar në praktikën se si kanë operuar qeveritë e kaluara zakonisht programi legjislativ është dërguar qysh në fillim të vitit. Por kjo praktikë është aplikuar në rastet kur nuk ka pasur zgjedhje në atë periudhë kohore që nënkupton që për kontekstin aktual kjo nuk do të mund të zbatohej sepse qeveria e re ka marrë mandatin në shkurt, tash një muaj”, tha ajo.
Ndonëse ky plan përmban prioritetet e qeverisë, Haxhiu thotë se puna për përfundimin e tij do të duhej të ishte intensive nga Qeveria.
Haxhiu tutje shpjegon se sa më shumë që zvarritët përfundimi i tij aq më shumë do të vonohet edhe përmbushja e agjendës legjislative.
Ndërsa thekson se deri në fund të këtij muaji duhet të dorëzohet një plan i tillë.
“Programi legjislativ do të duhej të reflektonte prioritetet e qeverisë prandaj nuk mund të miratohet pa u miratuar programi qeverisës 2020 -2023 fillimisht, për të cilin qeveria është deklaruar se tashmë kanë një draft dhe se së shpejti do ta procedojnë në Kuvend për miratim. Gjithsesi Qeveria do të duhej të punonte me një dinamikë shumë më të shtuar të punës në mënyrë që edhe programi qeverisës edhe program legjislativ për vitit 2020 të miratohen në Kuvend brenda këtij muaji. Çdo vonesë në këtë drejtim do të kontribuoj negativisht në përmbushjen e plotë të programit legjislativ për këtë vit nga ana e Kuvendit pasi që dihet që shqyrtimi i një ligji merr më shumë se tre muaj kohë që të përfundoj të gjitha fazat e shqyrtimit deri në publikimin e tij në Gazetën Zyrtare. Bazuar në performancën e legjislaturave të kaluara, përmbushja e agjendës legjislative (edhe në rastet kur program legjislativ është sjellë nga Qeveria qysh në fillim të vitit) ka qenë në përqindje shumë të ulët dhe rrallëherë e ka kaluar 40% e përmbushjes së saj”, tha tutje.
E shkak për zvarritjen e këtij plani është si rezultat i kalkulimeve brenda partnerëve të koalicionit thotë njohësi i çështjeve politike në vende, Blerim Burjani.
“Natyrisht humbja e kohës është rezultat i kalkulimeve ne mes partnerëve te koalicionit, duhet te ofrojnë një plane te gjere te ligjeve që duhet të shkojnë në Kuvend, nuk ka ide për politika legjislative, njëherë mund të thuhet se ka edhe analizë se çfarë duhet t’i ofrojnë Kuvendit, pra duhet pare se cilat janë prioritetet e këtij koalicioni. Është humbur shume kohë në legjislaturën me shumë probleme, e tash edhe ky koalicion po vonohet shumë, edhe ashtu nuk kanë asnjëherë ide kreative në politika legjislative”, thotë Burjani.
Arbresh.info, ka kërkuar një përgjigje se deri ku kanë shkuar me planin legjislativ qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, por që askush nga kabineti i tij nuk ka marrë mundin të kthej një përgjigje.
Kujtojmë se qeveria Kurti tashmë ka mbushur muajin qëkur ka marrë detyrën në krye të ekzekutivit, por që një plan i tillë ende nuk është dorëzuar./V.Selimi/arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...