Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nga 7-11 janar.
Sië njofton Departamenti Amerikan i Shtetit në Tiranë, zyrtari amerikan do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë.
Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
Ai gjithashtu do të falënderojë qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.
Në Serbi, zëvendëssekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike.
Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.
Verma gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal./abcnews.al
Tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales në Copa del Rey
Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes m...
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...