Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vazhdon sot.
Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, versioni i redaktuar i “Raportit të Katërmbëdhjetë mbi Kërkesat eViktimave për Pjesëmarrje në Proces”, i cili fillimisht u dorëzua si konfidencial, u bë publik më 23 gusht, raporton rtk.
Në këtë raport, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave i përcolli Trupit Gjykues kërkesat e nëntë viktimave, me rekomandimin që ato të pranohen të marrin pjesë në proces si pjesë e grupit të viktimave pjesëmarrëse.
Në të njëjtën çështje, më 23 gusht, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë një apel të Mbrojtjes ku kundërshtohej vendimi i Trupit Gjykues për t’i lejuar ZPS-së të paraqiste për pranim prova të cilat nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë prej dëshmive të dëshmitarëve.
Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera.
Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen tri seanca.
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”