Takimet e liderëve opozitarë për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj pritet të shpeshtohen. Pas takimit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ditën e enjte ose të premte, Shpend Ahmeti do të takohet me Isa Mustafën, e nuk përjashton mundësinë e takimit me Albin Kurtin.
Pavarësisht kësaj, Ahmeti nuk shprehet shumë optimist për këtë iniciativë, duke deklaruar se duhet të shikohen mundësitë që rrëzimi i Qeverisë të bëhet pa votat e Listës Serbe.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një intervistë për KosovaPress bënë të ditur se janë të gatshëm për të bashkëvepruar me dy partitë tjera opozitare për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.Mirëpo, thotë se pa biseduar me dy liderët tjerë opozitar nuk e di se sa serioze është kjo iniciativë.
E rëndësishme për Ahmetin është fotografia e Kosovës pas zgjedhjeve. Ai kërkon zotim publik nga LDK-ja se do të ketë vija të kuqe për PDK-në.
Kurse theksoi se PSD duhet të ketë rol në këtë iniciativë për rrëzim të Qeverisë.Ahmeti e përsëriti se me Listën Serbe ata nuk i japin votat për të çuar vendin në zgjedhje të reja.
Krejt kjo, pasi në rrethanat aktuale është në rrezik të hyhet në iniciativa të tilla.Javën e kaluar dy kryetarët e partive opozitare, Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar për tu koordinuar mbi mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...