Sonte pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht për të gjitha komunat, me përjashtim të Prishtinës dhe Prizrenit.
Kështu ka thënë koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj, sipas të cilit nesër pritet të nisë procesi i rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin.
“Kur të kryhet ky proces kalojmë në proces të tjera dhe do t’ju njoftojmë me kohë se cilat procese kanë përfundua dhe me cilat procese të numërimit do të vazhdojmë… Këtë javë sigurisht se do të përfundoi i gjithë procesi i numërimit”, tha Ahmetaj.
Ndërsa, zëdhënësi i KQK-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe me post për komunën e Gjilanit, Gjakovës, Istogut dhe komunat tjera të Kosovës, përveç Prishtinës dhe Prizrenit.
Ai ka thënë se procesi i numërimit të votave me kusht do të përfundojë brenda afatit sa më të shpejt.
“Fillimisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës. Fillimisht për shkak edhe të kapaciteteve të QNR-së, kemi filluar numërimin e votave në komunat, Gjakovë dhe Gjilan. Në bazë të një vendimi të KQZ, sot pritet të bëhet numërimi i votave me kusht në komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Obiliqi, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot., komuna këto që nuk ka pasur ankesa dhe parashtresa”, ka thënë Elezi.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%