Kuvendi i Kosovës këtë javë nuk do të mbajë seanca plenare. Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila pas mbledhjes së Kryesisë.
Ajo, tha se arsyeja e kësaj është se dy delegacione të vendit do të jenë në udhëtime jashtë vendit, raporton “Arbresh.info”.
“U konfirmua se në këtë javë nuk do të këtë seanca plenare, sepse dy delegacione të vendit do të jenë në udhëtime jashtë vendit. I bije që seancat e radhës të jenë në javën e ardhshme. Të gjitha komisionet do te vazhdoj mbledhjet”, tha Kusari-Lila.
Ajo sa i përket takimit të 18 marsit ka thënë se pritet që të shihet se si do te veprohet.
“Ajo çka në presim është qasje konstruktive, a do të ketë sukses a jo pritet që të shihet në ditën e takimit. Nuk ka asgjë të konfirmuara sa i përket planit të veprimit. Në bazë të ati plani do të dakord”, tha ajo.
Kusari-Lila, foli edhe sa i përket kërkesës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për shtrenjtimin e rrymës për 14 për qind nga muaji prill.
Ajo tha se pritet të shihet në ditë në vazhdim, dhe se qeveria do të shohë forma më të mira që qytetarët të mos preken.
“Sa i përket ZRrE-së, e njëjta kërkesë ka qenë edhe vitin e kaluar. Edhe vitin e kaluar ka qenë kërkesa e ZRrE-së, qeveria ka subvencionuar. Nga e cila kanë përfituar mbi 200 mijë familje kosovare. Mbete të shihet në ditë në vijim se cili di të jetë propozimi final i ZRrE-së dhe u mbetet qeverisë që të gjejë formë më të mirë se si do të veprojë më këtë”, tha ajo./Arbresh.info/
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...