Ministria e Bujqësisë këtë vit do të ndajë 24 milionë euro për grante në bujqësi.
Fermerë e ekspertë të bujqësisë mirëpresin shumën e dedikuar dhe fillimin e procedurave për ndarjen e granteve. Ata thonë se nga buxheti i shtetit duhet të përkrahen fermerët meritorë.
Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, Ministria e Bujqësisë do të ndajë 24 milionë euro grante për bujqit këtë vit.
Këtë javë do të aprovohet Programi për grante për vitin 2023, e deri në fund të javës do të ekzekutohen rreth 30 milionë euro pagesa për subvencione dhe grante, tha ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë.
Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se është lajm i mirë nisja e procedurave për ndarjen e granteve për këtë vit, pasi bujqit kanë nevojë për ndihmën e shtetit.
“Është e mirëseardhur ndarja e një shume të tillë dhe shpresojmë se në të ardhmen Qeveria do ta rrisë edhe më shumë fondin për grande. Në mesin e kërkesave të bujqve, është që këtë vit t’iu mundësohet që të marrin mekanizim të rëndë bujqësor nga shtetet e perëndimit si Zvicra apo Gjermania, sepse atje ka mundësi me ble pajisje bujqësore të përdorura, por të ruajtura dhe me çmime shumë më të favorshme se pajisjet e reja që fermerët detyrohen t’i blejnë këtu në Kosovë”, tha ai.
Tutje, Tahiri i tha Radio Kosovës se kërkesë e bujqve është përkrahja më e madhe për ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese.
Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, andaj investimet në bujqësi mundësojnë zhvillim dhe shtimin e prodhimtarisë bujqësore. Kështu tha profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, i cili thekson se me buxhet të shtetit duhet të përkrahen fermerët më të vyer.
“Disi deri tani, masat stimulative për buqit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat inkurajues për faktin se vazhdojmë të kemi import të madh. E dimë se ka pasur edhe disa keqpërdorime me grande e subvencione, të cilat duhet të eliminohen. Por, po ripërsëris, grandet dhe subvencionet duhet të dedikohen për fermerët meritorë. Kjo shumë sigurisht se nuk është e mjaftueshme për bujqësinë, por është mbresëlënës trendi i shtimit të buxhetit për përkrahjen e bujqve dhe zhvillimin e bujqësisë”, tha Rusinovci.
Gjatë vitit 2022, nga buxheti i shtetit Ministria e Bujqësisë ka ndarë mbi 70 milionë euro subvencione e grante për bujqit kosovarë. Megjithëkëtë dhe përkundër rritjes së financimit publik nga viti në vit, rritja e prodhimtarisë bujqësore po vlerësohet e pakënaqshm.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...